LLULLAT
✤ Çibukë me kokë të rrumbullakët e të thelluar, që mbushet me duhan të grirë për t’i thithur tymin. Në lashtësi janë përdorur edhe për të tymosur bimë të tjera e droga, sidomos për qëllime mjekësore. Ll. prej balte të pjekur janë punuar nga poçarët, si p.sh. në Farkë ■ të Tiranës deri në shek. XVIII-XIX. Krahas tyre janë punuar Ll. e cigarishte prej druri, sidomos në fshat. Zeja e punimit me çark të Ll. u zhvillua në qytete, veçanërisht në Shqipërinë e Mesme. Zejtarët përdornin dru të fortë bushi, grifshe, degë shqope etj. Në vitet 20-30 të shek. XX filloi nxjerrja, përpunimi dhe eksportimi si lëndë e parë gjysmë e gatshme e rrënjës së shqopës. Pas Çlirimit u kalua në përpunimin e plotë të rrënjës së shqopës (Erica arborea) dhe filloi prodhimi industrial i Ll. Sot Ll. prej shqope prodhohen në një fabrikë të veçantë, me teknologji të kohës, të ngrilur në Tiranë. Prodhohen Ll. me modele të shumëllojshme dhe përmasa të ndryshme, të cilat eksportohen në shumë vende të hotës. Në krahasim me vitin 1960, më 1982 prodhimi i Ll. prej shqope dhe eksporti i tyre ishte rritur 11.4 herë.
(Ç. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Llullat
[cite]