LONGFELOU


LONGFELOU
✤ Henri Uodsuërth (Henry Wadsworth Longfellow, 1807-1882). Poet i shquar amerikan me veprimtari shumë të gjerë letrare. Shkroi vjersha, romane, pjesë teatrore, u mor me përkthime nga letërsia klasike e popujve evropianë. Nën nxitjen e Dora d’Istrias hartoi poemën romantike «Skënderbeu» (1873) me temë kthimin e heroit në Krujë pas betejës së Nishit. Kryetrimin poeti e ka paraqitur si një hero legjendar. Vepra është shqipëruar në mënyrë mjeshtërore nga F. S. Noli (1916). (M. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Longfelou


[cite]