LOPA
✤ Kafshë shtëpiake e madhe, femra e species Bos taurus, që mbahet për qumështin, mishin e lëkurën. ‘ L. është kategoria kryesore e tufës së gjedhii (shih), bazë për prodhimin dhe riprodhimin e saj dhe ka rëndësi të veçantë për intensifikimin e prodhimit blegtoral e bujqësor. Pas Çlirimit problemet e shtimit të lopëve janë trajtuar gjerësisht në Plenumin

XI

të KQ

të PPSH

(1958), në vendime të

qeverisë si dhe në dy konferenca kombëtare (1958 dhe 1968). Është rritur vazhdimisht numri i L. në strukturën e gjedhit; më 1950 L. zinin vetëm 27.2% të numrit të përgjithshëm të gjedhit, më 1960 35%, kurse më 1982 rreth 41%. Prodhimi i qumështit për një lopë më 1983 ishte 2,6 herë më i lartë se më 1960 dhe 5 herë më i lartë se në v. 1938.

(Dh. Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lopa


[cite]