LOZHANI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VP), në bregun e majtë të 1. Devoll. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Zvarisht (shih). Fshatarët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942. Këshilli Krahinor i Gorës ka pasur bazën e vet. në L. Më 16 tetor 1944 u krijua Brig. IX S që zhvilloi beteja të ashpra kundra forcave gjermano-balliste në këtë zonë. Më 29.9.1944 u mbajt Konferenca e arsimtarëve të Qarkut të Korçës. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në mars. 1956. L. bën pjesë në koop. e bashkuar të Zvarishtit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, misrit, patateve dhe rritja e dhenve. L. ka shkollë të ciklit të ulët, muze, vatër kulture, ambulancë, njësi tregtarë e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lozhani


[cite]