LUÇI NURI


LUÇI NURI
✤ (1922-1949). Luftëtar trim e i vendosur gjatë Luftës ANÇ dhe për mbrojtjen e pushtetit popullor, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Kuç të Vlorës, në një familje me tradita atdhetare e revolucionare. U pranua në radhët e RK (1942), u hodh në radhët partizane, në fillim në çetën «Hajredin Tremishti» (1942) e pastaj në reparte të tjera të UNÇ, ku u caktua si përgjegjës rinie në batalion e komisar kompanie. Anëtar i PKSH në maj 1943. Mori pjesë në shumë aksione e luftime dhe u shqua për trimëri e guxim. Pas Çlirimit u ngarkua me përgjegjësi të ndryshme deri kryetar i Degës së Punëve të Brendshme. Ra heroikisht në fshatin Zhej të Krujës, në përleshje me një bandë diversantësh, më 21.11.1949.

(N.A.-R. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Luçi Nuri


[cite]