LUARASI
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (VP), në të djathtë të Osumit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Çlirim. Në L të fshatit tek «Guri i Nines® është një vendbanim i periudhës së neolitit të mesëm dhe tek «Guri i Madh» një kala e kohës së bronzit të vonë. Në lagjen Kostallarë ka lindur më 1865 Mësuesi i Popullit Petro Nini Luarasi (shih). Këshilli NÇ u formua në nëntor 1942. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi në dhjetor 1956. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Çlirimit e formuar më 1970. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. L. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, dhomën muze të P. N. Luarasit, qendër shëndetësore, njësi tregtare dhe komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Luarasi
[cite]