LUBONJA DILAVER XHELADIN


LUBONJA DILAVER XHELADIN
✤ (1873-1936). Veprimtar i dalluar në luftën për çlirimin kombëtar. Lindi në Lubonjë (rrethi i Korçës). Për veprimtarinë e tij patriotike më 1910 u internua nga autoritetet osmane në Anadoll, prej nga u arratis dhe u vu në krye të një çete luftëtarësh që veproi gjatë viteve 1910-1912 në zonën e Korçës, Kolonjës e të Skraparit. Pas shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës. Gjatë Luftës I Botërore mori pjesë me armë në dorë në mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut dhe më vonë u aktivizua në lëvizjen demokratike. Mbeti deri në fund një atdhetar demokrat.

(R. Lu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lubonja Dilaver Xheladin


[cite]