LUFTA E MASHKULLORËS
✤ (18 mars 1908). Një nga betejat më të rëndësishme të çetës së komanduar nga Çerçiz Topulli (shih) kundër ushtrive osmane. Pas vrasjes së komandantit të xhandarmërisë së Gjirokastrës, forca të shumta osmane, të dërguara nga valiu i Janinës për të ndjekur çetën shqiptare, e rrethuan këtë në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Aty u zhvillua një betejë e pabarabartë dhe e ashpër. Një grup luftëtarësh të çetës u bënë ballë gjatë një dite të tërë sulmevev-të’ pareshtura të forcave turke dhe në të ngrysurmundën ta çanin rrethimin. Nga luftëtarët, e çetës mbeti i vrarë Hajredin Tremishti, kurse ushtria turke humbi 20 veta. L. M. u përjetësua në këngën populiore.
(L.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lufta E Mashkullorës
[cite]