LUFTA E PARË BALLKANIKE


LUFTA E PARË BALLKANIKE
✤ (1912-1913). Luftë e Lidhjes Ballkanilse (Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi) kundër Perandorisë Osmane. Filloi në tetor. Në të gjitha frontet ushtria turke pësoi disfata dhe u tërhoq me humbje _të shumta. Aleatët ballkanikë fitoret më të mëdha i arritën gjatë muajve tetor e nëntor. Pas kësaj periudhe luftimet midis palëve ndërluftuese u zhvilluan kryesisht rreth qyteteve Shkodër, Janinë dhe Edrene, që mbaheshin të rrethuara përkatësisht nga ushtritë serbo-malazeze, greke e bullgare. Shpartallimi i ushtrisë osmane krijoi kushte shumë të volitshme për reaiizimin e planeve pushtuese të borgjezisë së shteteve aleate ballkanike në kurriz të Shqipërisë e të Maqedonisë. Brenda pak ditëve armatat serbe pushtuan Prishtinën, Prizrenin dhe bashkë me forcat malazeze Gjakovën. Prej këtej një pjesë kaloi Drinin dhe nëpërmjet Dukagjinit iu drejtua Shkodrës, që e rrethoi së bashku me forcat malazeze, ndërsa pjesa tjetër pushtoi Mirditën, Lezhën, Krujën, Tiranën e Durrësin. Trupa të tjera serbe pas fitores së Kumanovës arritën në Shkup e në Manastir dhe marshuan drejt perëndimit duke pushtuar Ohrin, Dibrën, Elbasanin. Ushtria greke pas fitores në Tesali dhe në Epir rrethoi Janinën, shtiu në dorë Sazanin dhe zbarkoi në Himarë të cilën e pushtoi së bashku me një varg fshatrash përreth. Shqiptarët. që sapo kishin përfunduar kryengritjen e tyre të përgjithshme kundër Turqisë,’ të suhnuar prej aleatëve ballkanikë, u detyruan të zhvillonin një luftë të pabarabartë për mbrojtjen e trojeve të veta. Invaduesit serbë, malazezë e grekë pushtuan pjesën më të madhe të Shqipërisë ku vendosën një regjirn të egër ushtarak-policor dhe filluan të merrnin masa të egra për shkombëtarizimin e kolonizimin e saj. Më 30 maj u nënshkrua në Londër Traktati i Paqes midis palëve ndërluftuese sipas të eilit Turqia hiqte dorë nga të drejtat e saj mbi Shqipërinë, ndërsa Fuqive të Mëdha u njihte të drejtën për të zgjidhur çështjen e caktimit të kufijve të Shqipërisë si edhe çdo çështje tjetër që kishte të bënte me të. Kërkesat e tyre territoriale për copëtimin e Shqipërisë aleatët ballkanikë ia paraqitën Konferencës së Amhasadorëve në Londër (shih) e cila vendosi shkëputjen nga trungu i Shqipërisë të Kosovës dhe të tokave shqiptare në Maqedoni, të cilat kaluan në zgjedhën e huaj serbo-malazeze (mars 1913), kurse në dhjetor 1913 me Protokollin e Firences (shih), Fuqitë imperialiste lanë jashtë kufiqve të Shqipërisë pjesën më të madhe të Çamërisë, që kaloi në zgjedhën greke.

(Th. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Parë Ballkanike


[cite]