LUFTA PËR MBROJTJEN E SHKODRËS


LUFTA PËR MBROJTJEN E SHKODRËS
✤ (19.10. 1S12-22.4.1913). Luftë e shqiptarëve dhe e një divizioni turk kundër shovinistëve malazezë që donin të aneksonin Shqipërinë Veriore. Armiku kishte epërsi të madhe në njerëz dhe material ushtarak. Luftimet më të rëndësishme u zhvilluan në malin e Taraboshit, në kodrat e Beltojës, Bërdicës, e Bardhonjorëve. Në këto luftime ushtritë malazeze lanë rreth 18 mijë të vrarë. ndërsa forcat mbrojtëse patën 2000 të vrarë dhe rreth 2500 të plagosur. Megjithatë, për shkak të qëndrimit tradhtar të komandantit të forcave shqiptare Esat Toptanit, forcat armike hynë në qytet dhe e pushtuan atë më 22.4.1913, por edhe pas pushtimit të përkohshëm në qytet edhe në malësi u krijuan komitete të fshehta, që filluan të organizonin qëndresën kundër pushtuesve.

(V. J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta Për Mbrojtjen E Shkodrës


[cite]