LUFTA PARTIZANE


LUFTA PARTIZANE
✤ Formë e luftës së armatosur, që kryhet nga një popull kryengritës kundër pushtuesit, kundër klasave shfrytëzuese për çlirim kombëtar ose ndryshim shoqëror. Për nga qëllimi dhe ndryshimet që sjell, është një luftë e drejtë revolucionare. Ajo dallohet nga lufta e zakonshme për karakterin e saj të ndërlikuar, pasi zhvillohet pa një front të rregullt, kudo e pa ndërprerje. Karakteristikat kryesore të saj janë: mbështetet në popullin e vet e në pjesëmarrjen e tij, zhvillohet në territorin e vet, rritet çdo ditë duke thithur hap pas hapi masat popullore të qytetit e të fshatit dhe zhvillohet pa ndërprerë në gjithë vendin. Ushtria partizane është pjesë përbërëse e popullit kryengritës dhe zbaton taktikën e dëmtimit të armikut në mënyrë të vazhdueshme, në shumë drejtime, për ta detyruar atë të shpërndajë forcat, t’i futë panikun e tmerrin e t’ia bëjë të pamundur kontrollin e gjendjes. L. P. zhvillohet sipas parimit të’ mbështetjes në forcat e veta. Shembull të shkëlqyer të L. P. përbën Lufta ANÇ e popullit shqiptar e eila u organizua dhe u drejtua nga PKSH (sot PPSH), u zhvillua shkallë-shkallë nëpërmjet tri fazave të kryengritjes së armatosur, që çoi në dëbimin e pushtuesve, nëçlirimin e plotë të vendit dhe në vendosjen e pushtetit popullor.

(A. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta Partizane


[cite]