LUKOVA
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (VP), buzë detit Jon. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Qazim Pali, Piqeras, Sasaj, Përparim dhe Nivicë-Bubar; popullsia gjithsej 5282 banorë. Pranë L. në vendin e quajtur Qafa e Pazarit, ruhen gjurmët e një kalaje të vjetër (shek. III-II p.e,r,), Këshilli NÇ u ngrit në tetor 1942. L. bën pjesë në NB «Lukova». Tokat e kultivuara, të gjitha nën ujë e në formë brezaresh, janë përftuar nga shpyllëzimi i shkurreve mesdhetare të degraduara. Brezaret e njohura të agrumeve që filluan të hapen më 1966 u bënë me porosi të drejtpërdrejtë të sh. Enver Hoxha. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë ullinjtë dhe agrumet. Sektor me rëndësi përbën edhe bletaria. L. ka shkollë të mesme të përgjithshme, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, pika të shërhimit tregtar e komunal. Janë ndërtuar godina hanimi shumëkatëshe, objekte socialkulturore dhe qendra e re e fshatit dhe e NB «Lukova».

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lukova


[cite]