LULËKUQET MBI MURE


LULËKUQET MBI MURE
✤ Film artistik i Kinostudios «Shqipëria e re» (1977) me regjisor Dh. Anagnosti. Përmes ngjarjesh tragjike që zhvillohen në një strehë vorfnore të Tiranës në kohën e pushtimit fashist tregon nga njëra anë, përpjekjet e pushtuesve për të çpersonalizuar fëmijët jetimë e për t’i kthyer ata në «mish për top» për qëllimet e tyre antishqiptare dhe, nga ana tjetër, luftën e PKSH për të shpëtuar këta honjakë, e për t’i bërë ata bij të denjë të popullit të vet, që jepnin ndihmesën e tyre në luftën për çlirimin e Atdheut. Ndërtimi i goditur dramaturgjik, loja shumë e mirë e aktorëve, ku shquajnë disa fëmijë si dhe aktori Kadri Roshi në rolin e kujdestarit, bashkë me muzikën emocionale e ngrenëkëtë film në një përgjithësim artistik të qëndresës kundër pushtuesve. Filmi ka marrë kupën e Festivalit II të filmit artistik shqiptar (1977) dhe Çmimin e madh në seksionin e filmave për fëmijë të Festivalit Ndërkombëtar të Beogradit (1980). (V. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lulëkuqet Mbi Mure


[cite]