LUMA
✤ Krahinë gjeografike-etnografike në Shqipërinë VL, në rrethin e Kukësit, nga e majta e luginës së Drinit të Bardhë (midis Qafës sg Morinës dhe Kukësit) dhe nga e djathta e luginës së Drinit të Zi (midis grykëderdhjes së përroit të Bushtricës dhe Kukësit) hS VP. Është e ndërtuar prej gëlqerorësh të triasit (mali i Koritnikut dhe i Gjallicës), molasës të pliocen-kuaternarit (pellgu i Kukësit) dhe rreshpeve të paleozoit (mali i Kolesianit). Pjesët kryesore të relievit të L. janë luginat e Drinit të Bardhë e Drinit të Zi, që bashkohen në pellgun e Kukësit në VP. Në JL ngrihen menjëherë mali i Koritnikut, i Gjallicës dhe i Kolesianit (2051 m), që ndahen përkatësisht nga gryka e Vanave dhe kanioni 1 Bicajt (në përroin e Tërshanës), me natyrë tipike alpine. L. ka klimë mesdhetare malore me dimër të ashpër e të lagësht dhe verë relativisht të freskët. Temp. mesatare vjetore është 11,8°C, sasia e reshjeve është 946 mm, Në të rrjedhin lumenjtë Drini i Zi dhe Drini i Bardhë, që përfundojnë në liqenin artificial të Fierzës në Kukës. Bimësia përfaqësohet nga zona e dushkut e ahut, e rrobullit dhe kullotave alpine. Nga ana etnografike L. përfshihej më parë në Dukagjinin e vjetër me qendër në Bicaj. Ëkonomia mbështetej në hlegtorinë. Vendbanimet ishin të grumbulluara, mhizotëronte tipi i kullës pa telize e me shkallë brenda. Burrat vishnin një lloj tirqesh pa prehër, me xhepa e me shqelka, sipër mbanin kaporanen dhe në kokë qeleshen rrafshatake. Gratë mbanin gunën e zezë me përmasa të zvogëluara, këmishën e gjatë me mbështjellëse të bardhë punuar në vegjë, të mhathura të gjata me këmhëza të punuara. Gruaja ishte e njohur për punimin e qilimave, të përparjeve etj. Pas Çlirimit krahina ka ndryshuar tërësisht, është zhvilluar industria. Ka xeherorë të bakrit, që nxirren dhe shkrihen në Gjegjan. Është e zhvilluar hujqësia (gruri, misri, patatja, thekra etj.), blegtoria (delja, dhia, lopa) dhe shfrytëzimi i pyjeve (Kolesian). Gendrat kryesore të banimit janë Kukësi i Ri, Shtiqeni, Gostili, Bicaj, Kolesiani, Gjegjani, Bardhoci, Domaj, Lusëna etj.
(Gj. G.-Rr. Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Luma
[cite]