LUMASI
✤ Fshat në rrethin e Beratit (V), në rrugën Berat-Gramsh. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Pëllumbas, Belesovë, Mëndrakë, Zelevisht, Luzaj e Katundas, popullsia gjithsej 3900. Dëshmohet ,si vendbanim që në mesjetë. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Kolektivizimi i hujqësisë u bë më 1956. L, është qendër e koop. së bashkuar «29 Nëntori» formuar më 1971. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, fë lulediellit e duhanit. Ka të zhvilluar vreshtarinë dhe ullirin. Rriten bagëtitë e imëta. Rezervuari i Belesovës ujit 1252 ha. L. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, spital, shtëpi lindjeje, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lumasi


[cite]