LUMI I LUMËS


LUMI I LUMËS
✤ Dega e majtë (që në Kosovë quhet lumi i Plavës) e Drinit të Bardhë, në JL të rrethit të Kukësit, me sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 578 km2, lartësi mesatare 1424 m, gjatësi 32.4 km dhe prurje mesatare 13 ra3/sek. Fonnohet nga bashkimi i përroit të Orgjostit, që Sllon në shpatin V të malit të Sharrit në Kosovë dhe përroit të Topojanit, që nis nga shpati VP i malit të Kallabakut. Në pjesën e sipërme ië pellgut, L. i L. rrjedh nëpër pllajën e Shishtavecit, derisa futet në Grykën e Vanave, midis Koritnikut e Gjallicës së Lumës, nëpër rreshpe paleozoike e gëlqerorë. Më tej rrjedh në molasën e pellgut të Kukësit. Më parë derdhej në Drin të Bardhë, tani derdhet në liqenin artifidal të Fierzës, pranë Kukësit.

(R. S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lumi I Lumës


[cite]