LUSHNJA
✤ Një nga qytetet kryesore të Myzeqesë, rrëzë kodrave në L të saj, qendër e rrethit të Lushnjës. Popullsia 24.200 banorë. Përmendet që në shek. XV me emrin Lusnie dhe deri në fillim të shek. XX mbeti një qendër e vogël bujqësore. Pas Shpalljes së ‘Pavarësisë popullsia u shtua me të ardhur dhe L. filloi të marrë tiparet e nië qyteti. Në janar 1920 këtu u mblodh Kongresi i Lushnjës (shih), në një ndërtesë që sot është muze. Pak muaj më vonë po këtu u mbajt Kongresi arsimor (gusht 1920), që i vijoi punimet në Elbasan. Gjatë regjimit të A. Zogut L. vijoi të mbetej një qendër fshatare, me rrugë të pashtruara e shtëpi të ulëta. Celula e PKSH u krijua në dhjetor 1941, ndërsa Këshilli NÇ u ngrit më 20.11.1942. L. u çlirua më 18.10.1944. Pas Çlirimit L. ndryshoi rrënjësisht dhe u kthye në një qendër të rëndësishme bujqësore e industriale. Ndër degët e prodhimit vendin kryesor e zë ind. ushqimore me fabrika të përpunimit të perimeve e frutave, të qumështit, të çembrionizimit të misrit, të miellit, të pijeve, si dhe ind. e lehtë me uzinën e lëndëve plastike, të letrës, të konfeksioneve, ind. e materialeye të ndërtimit, baza e mekanikës bujqësore etj. Është qendër e transportit automobilistik dhe nyjë hekurudhore. L. ka 3 shkolla të mesme, 5 shkolla 8-vjeçare, 3 muze, bibliotekën me 80.000 vëllime, kinoteatrin, trupë profesioniste të estradës, ansambël artistik, shtëpi kulture, shtëpi pionieri, galeri të arteve. Këtu ndodhet Instituti i Kërkimeve .Bujqësore, zhvillojnë veprimtari dega e Lidhjes së Shkrimtarëve e të Artistëve dhe bërthama shkencore të gjuhësisë, folklorit e historisë. Botohet gazeta lokale «Shkëndija». L, ka spital, poliklinikë, shtëpi lindjeje, laborator bakteriologjik, 7 çerdhe, 6 kopshte fëmijësh. Ka stadium dhe pishinë. Klubi sportiv «Traktori» merr pjesë në kategorinë I. Në kodrat janë ngritur varrezat e dëshmorëve dhe ka dy lapidarë. Urbanistika e qytetit është tërësisht e re. me rrugë të drejta, e të shtruara, me shtëpi shumëkatëshe dhe me një qendër ku janë institucionet kryesore administrative e socialkulturore dhe me një rrjet të gjerë të shërbimeve tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lushnja


[cite]