LUZATI
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (J), në rrugën Tepelenë-Gjirokastër. Është

në varësi administrative të qytetit të Tepelenës. L. është qendër banimi e vjetër, dëshmohet në shek. XV. Ka tradita të hershme patriotike, për qëndresën kundër autoriteteve osmane më 1430 u shpall «fshat rebel». Banorët morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. L. është vendlindja e Heroinës së Popullit Nimete Progonati. Këshilli NÇ u ngrit në dhjetor 1942. U çlirua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në mars 1956. Koop. ka drejtim kryesor prodhimin e drithëravë të bukës. Mjedisi është i pasur me bimë mjekësore. L. kaslikollë të ciklit të ulët, shtëpi kulture, qendër shëndetësore dhe njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Luzati


[cite]