MËLÇIA E ZEZË DHE FUNKSIONET E SAJ

MËLÇIA E ZEZË DHE FUNKSIONET E SAJ

Mjekët e lashtësisë besonin se mëlçia e zezë ishte qendra e jetës së organizmit, se ajo ishte qendra e prodhimit të gjakut.’ qendra e mendimit dhe e ndjenjave. Ndërsa mjekësia e sotme prej kohësh ka zbuluar se qendra e mendimit është truri dhe qendra e gjakut është zemra. Por duke e njohur edhe më mirë mëlçinë e zezë, mjekësia e sotme ka provuar se ajo është një organ edhe më i rëndësishëm dhe më i ndërlikuar se sa e përfytyronin mjekët e parë. Sigurisht mëlçia e zezë nuk ka ato veti që besonin të vjetrit, por duhet të pranojmë se është një organ i mrekullueshëm. është një laborator i përsosur kimik.

Mëlçia e zezë ndodhet në krahun e djathtë të barkut, poshtë brinjës së fundit. Ajo peshon rreth katër herë më shumë se zemra dhe është 20 cm e gjatë, 10 cm ë gjerë dhe 15 cm e trashë. Është e përbërë nga një masë indore e formuar nga një pafundësi qelizash shumë të vogla, të rreshtuara njëra pas. tjetrës në kolonë. Gjatë këtyre rreshtave qelizorë kalojnë degëzimet e një vene, që quhet vena porto, e cila sjell në mëlçi lëndët e ndryshme ushqimore që janë thithur te zorrët e holla. Ky laborator i madh kimik kryen disa detyra, por më e rëndësishmja është se transformon dhe u jep përpunimin e fundit lëndëve ushqimore që vijnë nga zorra e hollë.

Glukoza (lënda e thjeshtë sheqerore) që thithet në zorrët e holla, me anën e venës porte, vjen e depozitohet. në mëlçi në formën e një lënde që quhet glikogjen. Glikogjeni është një lëndë me rezerva të mëdha energjie. Kur organizmi ka nevojë për lëndë energjetike, mëlçia e transformon glikogjenin në glukozë dhe e fut në qarkullimin e gjakut, për të ushqyer organizmin. Mëlçia përpunon edhe aminoacidet, që vijnë nga zorrët e holla. Aminoacidet e dobishme ajo në fillim i depoziton dhe më pasi përpunon e prodhon prej tyre proteina të ndryshme, që i nevojiten organizmit, ndërsa aminoacidet e papërdorshme i shndërron në lëndë të tjera të dobishme. Në mëlçi përpunohen e depozitohen edhe acidet yndyrore që vijnë nga zorrët e holla.

Një nga prodhimet më të rëndësishme të mëlçisë është edhe bila, lëngu tëmthor, Mëlçia prodhon rreth dy gota të vogla bilë në ditë, e cila depozitohet në fshikëzën e tëmthit; prej andej bila derdhet në zorrët e holla, ku merr pjesë në përpunimin dhe në tretjen e ushqimit.

Mëlçia është edhe një organ mbrojtës për organizmin. Ajo ndalon me qelizat e saj një pjesë të madhe të papastërtisë e të lëndëve helmuese që rastësisht qarkullojnë në gjak, i përpunon ato dhe i shndërron në lëndë të padëmshme. Këto janë disa nga funksionet kryesore që kryen mëlçia e zezë.

Trupi — Ynë

[cite]