MACUKULLI


MACUKULLI
✤ Fshat në rrethin e Matit (VL), në rrëzë të faqes P të malit të Dejës. Qenaër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Shëlli, Shqefën, Vig, popullsia gjithsej 5300 banorë. Përmendet që në shek. XV me emrin Macukuli. Në Trininë e Matit pranë M. u shkrua më 8.11.1462 dokumenti i parë i gjuhës shqipe, Formula e pagëzimit. Në fshatin Shtjefën përmendet fisi i Kastriotëve dhe në Vig kalaja e Stelushit — seli e Kastriotëve në shek. XV. Krahina ka nxjerrë udhëheqës popullorë në vitet 1842-1845, 1875, 1912-1913 në luftërat kundër pushtuesve të huaj. Këshilli NÇ u ngrit në fillim të v. 1944 dhe fshati u çlirua në gusht të v. 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër që është krijuax më 1967. M. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Macukulli


[cite]