MAGAZINA POPULLORE
✤ (MAPO). Byqane të mëdha që kanë shumë reparte për lloje të ndryshme mallrash të konsumit. Sipas natyrës dhe llojshmërisë së mallrave që tregtojnë, ato ndahen: në mapo ushqimore (për të gjitha produktet ushqimore, përveç frutave e perimeve), në mapo industriale (për të gjitha mallrat joushqimore, përveç materialeve të ndërtimit, produkteve kimike dhe karburanteve), dhe në mapo të përziera apo universale (ku shiten si mallrat ushqimore, ashtu edhe ato joushqimore). Format e shërbimit në mapo janë me banak, pa banka dhe me vetëshërbim. Janë të përhapura sidomos në qytet por edhe në fshatra. Mapoja e parë u hap më 8 nëntor 1948 në Tiranë.
(N.Pa.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Magazina Popullore
[cite]