Magët

(greqisht: Μάγοι) Magët qenë nga Persia, Egjipti dhe Babilonia, vende që gjendeshin në lindje të Jerusalemit. Magët ishin filozofë, priftërinj, astrologë dhe merreshin me astrologjinë, komentimin e ëndrrave, të magjive etj. Ardhja e magëve në Jerusalem mendohet të ishte 40 ditë e më tepër pas lindjes së Jisuit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Stavrofor Stefanoviç, Ftillzim i Ungjillit pas Matheut, (përkthim nga Episkop Irineu), Luarasi, Tiranë 1944, faqe 22.

Besimi — Ortodoks

[cite]