MAGISTRATI I MADH
✤ Shtatore mermeri, që paraqet një nëpunës të lartë, e zbuluar më 1959 në Apoloni. Veshja e rënduar zyrtare (toga), kundërlëvizjet e trupit dhe vështrimi i menduar theksojnë çastin e një vendimi të rëndësishëm. Prirja klasike e shkollës vendëse të skulpturës shihet tek trajtimi i pastër e i lëmuar i fytyrës, që theksohet nga balli i qetë dhe hunda e drejtë.Përdorimi i mjeteve shprehëse për kokën, si thoksimi i flokëve e mjekrës, rëndimi i qepallave mbi sy e vendosin portretin në kuadrin e stilit të dinastisë së antoninëve gjatë gjysmës II të shek. II e.r. Shtati me lartësi 2 m është ekspozuar në Muzeun Kombëtar Historik. (N.C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Magistrati I Madh
[cite]