MAGNEZITI


MAGNEZITI
✤ (MgCOq). Mineral karbonat i magneziumit, me ngjyrë të bardhë, herë-herë me ntianea rozë, të gjelbra, të përhime e të murrme, me fortësi 3,8-4,5 dhe dendësi 2,9-3.1, xeherori kryesor i magneziumit. Gjendet në trajtë folesh me pamje dheu si dhe në deje të çrregullta, të formuara nga veprimi i tretësirave liidrotermale mbi shkëmbinj sedimentarë si dolomiti dhe gëlqerori, ose siç vërehet në Shqipëri, nga veprimi i këtyre tretësirave mbi shkëmbinjtë ultrabazikë të pasur me silikate të magneziumit, siç është oliviniti (shih) etj. Përdoret si lëndë e parë për ind. e tullave zjarrduruese, si dhe për .të nxjerrë magnezium. Në Shqipëri M. nxirret nga vendburimi i Gomsiqes, pranë Pukës, ku gjendet në trajtë trupash diellorë, me trashësi deri 10 m, gjatë një shkëputjeje tektonike krahinore. Përqendrime M. ka edhe në afërsi të Burrelit, në Katiel (Pogradec), Qarrishtë (Librazhd), po ndërmjet shkëmbinjve ultrabazikë. Në afërsi të Bulsharit (Gramsh) ka M. në traj.të poplash, të ardhura nga prishja e një vendburimi parësor, e të ridepozituara në një terracë lumare të Devollit. (I.N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Magneziti


[cite]