MALAJ
✤ Fshat në rrethin e Mirditës (VL), në të majtë të Fanit të Vogël. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Tena. Është fshat i vjetër, i banuar që në shek. I p.e.r. U çlirua në tetor 1944. Është vendlindja e Heroit të popullit Pal Mëlyshi. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1966. M. është qendër e koop. së bashkuar «PaI Mëlyshi» Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e rritjen e pemëve frutore. Në blegtori rriten të imëtat. Ujëmbledhësi i M. ujit 800 ha. M. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Malaj
[cite]