MALI I MIÇANIT


MALI I MIÇANIT
✤ (Qeshibeshi). Mal në pjesën JL të vargut malor Tomor-Kulmakë-Miçan në kufirin e rrethit të Skraparit dhe të Përmetit, me lartësi 1581 m. Është i ndërtuar kryesisht nga gëlqerorë e nga flishi dhe ngrihet menjëherë në formën e një koni të çrregullt me shpate asimetrike: shpati P është më i butë, kurse ai i L shumë i pjerrët. Kurrizi i malit përshkohet nga çarje të shumta gjatësore e tërthore, ka edhe mjaft gropa karstike. Bimësia është e rrallë, vetëm në shpatin J dhe JP rritet me shumicë dushku e lajthia. Në pjesët e tjera ka me pakicë ilqe, shkozë, frashër dhe mëllezë. Ka kullota të pasura verore. Rriten çaji i malit dhe bimë të fjera mjekësore.

(N. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mali I Miçanit


[cite]