MALIQI
✤ Qytet në rrethin e Korçës (VP), në të majtë të rrjedhjes së Devollit. Është ngritur më pranë fshatit Krastafilak, që sot është lagje e qytetit. Lindja e M. është lidhur me tharjen dhe bonifikimin e kënetës me të njëjtin emër dhe me ngritjen këtu të ind. së sheqerit. Zona përreth është banuar që në lashtësi. Këtu është zbuluar një vendbanim i rëndësishëm neolitik me banesa palafite, që përbën kulturën e Maliqit (shih). Gjatë Luftës ANÇ në shtator 1943 u zhvillua «Lufta e Maliqit», në të cilën forcat partizane dhe çetat territoriale të qarkut të Korçës u ndeshën me ushtrinë italiane menjëherë pas kapituIlimit të Italisë fashiste.

Më 12.10.1947 u përurua përfundimi i fazës së parë të tharjes së Kënetës së Maliqit. Në nëntor u përurua fabrika e sheqerit «8 nëntori», e para fabrikë e këtij lloji në vendin tonë. Sot M. është një qendër industriale. Kombinati i sheqerit «8 nëntori» përbëhet nga dy fabrika sheqeri, nga fabrika e alkoolit që përdor melasën e panxharsheqerit, nga fabrika e tharjes së bërsive të panxharit, nga fabrika e niseshtesë që përdor si lëndë të parë misrin, nga fabrika e majasë së bukës, nga termocentrali dhe një ofiçinë e madhe mekanike. Ky kombinat jep rreth 20% të prodhimit të ind. ushqimore të rrethit të Korçës. Në M. ka gjithashtu një zdrukthtari, ndërmarrjen e shërbimeve komunale, të punimit të metaleve, rrjetin tregtar etj. M. ka shkollë të mesme të bashkuar, shkollë 8-vjeçare, çerdhe, kopsht, poliklinikë, shtëpi lindjeje, farmaci, kinoklub, muze, shtëpi kulture, estradën dhe teatrin amator të qytëtit. Qyteti i M. po zgjerohet nga viti në vit me ndërtesa shumëkatëshe. Pranë qytetit ndodhen dy pika turistike, ndër to një rezervat gjueiie, monument natyre.

✤ Fshat në rrethin e Korçës (VP), bën pjesë në fshatin e bashkuar me qendër në qytetin e Maliqit që përfshin edhe fshatrat: Bicka, Goea, Gjyrasi, Kolaneci, Kloca, Liboniku, Pocesta, Plevisht-Bosi, Vloçishti, Vashtëmia dhe Symizi; popullsia gjithsej 9340 banorë. Në fshatin Kolanec nië 1942 u formua një nga çetat e para të qarkut të Korçës. Pas bonifikimit të kënetës së Maliqit këtu u ngritën ndërmarrje bujqësore, ndër të cilat NB «8 nëntori» dhe Ndërmarrja e rritjes së gjedhit, të njohura për rendimente të larta në kulturat bujqësore dhe për rritjen e gjedhit.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Maliqi


[cite]