MAME MISTO


MAME MISTO
✤ (1921-1942). Militant komunist, veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, një ndër drejtuesit më të njohur të rinisë, Hero i Popullit. Lindi në Erind të Gjirokastrës. Zhvilloi aktivitet të gjerë komunist revolucionar kundër fashizmit në Gjirokastër dhe në Tiranë. Në takimet me shokun Enver Hoxha u formua e u kalit si revolueionar i vendosur. Anëtar i PKSH me themelimin e saj, u zgjodh anëtar i Komitetit qarkor të PKSH për Tiranën. Në mbledhjen për krijimin e organizatëssëRKSH u zgjodh anëtar i KQ të RK. Organizator i talentuar, komandant njësiti gueril, kreu me sukses një varg aksionesh e atentatesh të guximshme kundër pushtuesve e tradhtarëve. Aksioni më i rëndësishëm që kreu në ditët e fundit të jetës, në krye të njësitit që komandonte, ishte djegia e depos së xhenjos ushtarake, në afërsi të kryeqytetit. Ra heroikisht në një nga lagjet e Tiranës në luftë të pabarabartë me fashistët më 16.8.1942. Emrin e M. M. e mbajnë ndërmarrje, kooperativa bujqësore, shkolla etj.

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mame Misto


[cite]