MAMINASI
✤ Fshat në rrethin e Durrësit (L), në fushën e Erzenit të mesëm, gjatë rrugës Tiranë-Durrës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bilalas, Bodinak, Karpen, Karreç, Metallaj, Rubjekë, Vlashaj, popullsia gjithsej 5266. M. përmendet në dokumente historike që në shek. XIV. Fshatarët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. U çlirua më 14.11.1944. Më 7.2.1947 në M. u ngrit e para koop. bujqësore në rrethin e Durrësit dhe e dyta në Shqipëri. M. është qendër e koop. së bashkuar «Enver Hoxha» e formuar më 1969. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe të pambukut. M. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Maminasi
[cite]