MAO CE DUN


MAO CE DUN
✤ (1893-1976). Ki^etar i PKK që nga 1945. Mendimtar dhe filozof, udhëheqës revolucionar demokrat, personalitet historik në shkallë ndërkombëtare. Udhëhoqi PK të Kinës dhe popullin kinez në fitoren e madhe të çlirimit të Kinës nga robëria e pushtuesve të huaj dhe nga klika reaksionare e Guomindanit, si dhe në procesin e shndërrimeve demokratike. Si filozof Mao Ce Duni ishte eklektik, jomarksist-leninist, ai pranoi ekzistencën e rrymave të ndryshme në PK të Kinës dhe, duke mbajtur një qëndrim prej moderatori, shpuri në thellimin e vazhdueshëm të konfuzionit ideologjik dhe në përhapjen e revizionizmit që shkallë-shkallë u bë ideologji sunduese në Kinë, sidomos pas vdekjes së tij. Shprehje më e koncentruar e eklektizmit dhe e pikëpamjeve e qëndrimeve të tij politike, ideologjike e organizative jomarksiste është e ashtuquajtura «maocedunide» që përfaqëson një grumbull idesh të gabuara oportuniste e revizioniste të maskuara, të ciiat pasuesit e tij janë përpjekur t’i paraqesin si marksizëm-leninizmi bashkëkohor. Ndërsa shpërthimi i «revolucionit të madh kulturor proletar» që nuk ishte aspak revolucion e aq më pak proletar, që u frymëzua e u drejtua prej Mao Ce Dunit, pasqyron në mënyrën më të plotë qëndrimin e tij prej moderatori në përplasjen e rrymave dhe të grupeve të ndryshme në gjirin e PK të Kinës dhe në jetën shoqërore e politike të vendit. Duke ecur me konsekuencë në këtë rrugë jomarksiste, Mao Ce Duni formuloi teorinë antimarksiste dhe kundërrevolueionare të «Tri botëve» me synim që Kina të bëhet një superfuqi e tretë. Pikëpamjet e qëndrimet jomarksiste dhe eklektike të Mao Ce Dunit i sollën dëme të mëdha revolueionit e socializmit në Kinë, luftës revolucionare të proletariatit botëror, socializmit e komunizmit, luftës çlirimtare të popujve të shtypur, ato i hapën rrugën kalimit të Kinës në socialimperializëm. PPSH dhe sh. Enver Hoxha kanë kritikuar me kohë pikëpamjet oportuniste e revizioniste të Mao Ce Dunit e në mënyrë të veçantë kanë hedhur poshtë teorinë kundërrevolucionare ‘ të «Tri botëve», duke mbrojtur me guxim e vendosmëri marksizëm-leninizmin. Njëkohësisht ata kanë vënë në dukje edhe anët pozitive të veprës së Mao Ce Dunit, qëndrimin miqësor e dashamirës që ai ka mbajtur ndaj ShqijJërisë socialiste dhe PPSH. (Shih edhe «Shënime për Kinën», «ImperializmV~dhe revolucioni», «Revizionizmi kinez»). “

(M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mao Ce Dun


[cite]