MAREJA
✤ (Arbutus unedo L.). Shkurre gjithmonë’ e gjelbër e familjes së shqopave (Ericaceae), që rritet e lartë 2-5 m, me bisqe të kuqërremta e me qime gjëndërore, me gjethe të qëndrueshme të këmbyera, eliptike të zgjatura, me dhëmbë të mprehtë, të lëkurta, me lule të bardha në të kuqërremtë të grumbulluara në vastak që çelin në nëntor deri në mars. Bën fryt një kokërr të kuqe të çelur me shije të ëmbël, që piqet në dhjetor-janar. M. është e përhapur kryesisht në brigjet e Mesdheut. Në Shqipëri M. si shkurre karakteristike e zonës së makjes ndeshet kudo në krahinat bregdetare deri në lartësinë 400-800 m, e përzier me shkurre të tjerati blerta si mërsinë, shqopë etj. Rritet në çfarëdolloj toke, shumëzohet me farë dhe rrallë me përpajnë. Druri i M. përdoret për t’u djegur, kokrrat që përmbajnë 15-18% sheqer janë të ngrënëshme, dhe përdoren për të nxjerrë raki. Lulet e lëvorja pëmbajnë tanin. Gjethet përdoren në regjien e lëkurëve, M. përdoret si dru zbukurues nëpër parqe.
(Mu. D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mareja
[cite]