MARGARINA
✤ Yndyrë usliqimore me pamjen e gjalpit, e përbërë nga një përzierje (emulsion) vajrash birnore e yndyrnash shtazore me qumësht, lëndë shijedhënëse dhe aromatizuese. M. ka vlera të larta ushqyese dhe kalori pothuajse sa gjalpi. Ka M. tryeze, që është emulsion yndyrnash me qumësht dhe M. gjeliëtarie, që është emulsion yndymash me ujë. Përzierja e përgatitur nëpërmjet hidrogjenizimit dhe interesterifikimit, pasi i nënshtrohet edhe një rafinimi të thellë për largimin e -lëndëve të oksiduara dhe erëformuese, emulsionohef me 18% ujë, në prani të emulgatorëve yndyrorë. Emulsioni ftohet në -10°C deri në -15°C dhe plastifikohet për të fituar pamjen dhe ngjeshjen skërkuar. Ind.. ushqimore (shih) e vendit përdor si lëndë të parë për prodhimin e M. vajra bimore, kryesisht vajin e lulediellit të rafinuar. M. prodhohet në Fabrikën e margarinës ngritur në Fier më 1977 së bashku me fabrikat e prodhimit të glicerinës, acideve yndyrore dhe stearinës, që përbëjnë një kompleks të përpunimit të yndyrnave. Fabrika plotëson nevojat e vendit me M. të zakonshme për gjellëtari dhe M. tryeze të vitaminizuar dhe një pjesë e prodhimit eksportohet.
(Y.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Margarina
[cite]