MARKU DILA


MARKU DILA
✤ (Dilica, 1931-1950). E re revolucionare, një nga veprimtaret e para të Partisë në rrethin e Lezhës për emancipimin e plotë të gruas, Heroinë e Popullit. Lindi në katundin Fregen të Lezhës. Përqafoi me entuziazëm vijën e Partisë dhe u hodh në veprimtari të gjerë agjitacioni e propagande në radhët e rinisë së malësisë së L’ekhës, demaskoi pa mëshirë reaksionin dhe elementët konservatorë, u ngrit në luftë kundër zakoneve prapanike të kanunit dhe të ‘ fesë. Pjesëmarrëse aktive e .shumë aksioneve politike, ideologjike dhe ekonomike, me shembullin personal u bë frymëzuese për mobilizimin e të rinjve dhe të rejave të rrethit në rindërtimin e vendit. U vra barbarisht nga diversantët më 14.10.1950. (K. P.-R. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Marku Dila


[cite]