Martini i Baracas

Martini i Baracas

Martini i Baracas (515-580) ka lindur në vitin 515 në Panoni. Fillimisht e gjejmë murg në Palestinë dhe vite më vonë në Spanjë. Rreth viteve 570 dorëzohet mitropolit i Bragas të Spanjës. Martini u shqua si një drejtues i mirë i grigjës duke u përballur me herezitë e kohës. Fjeti në vitin 580. Kisha e Perëndimit e shpalli shenjt dhe kremtohet më 20 mars. Shkrimet: 1) Formula Vitae Honestae, e cila flet për çështjet themelore të jetës së krishterë. 2) Fjalimi për korrigjimin e bujqve (De Correctione Rusticorum) që bën fjalë për interesimin e fshatarëve të zonës në adhurimin. Martini shkroi për tema të së Drejtës Kanonike, Liturgjikës etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]