Martirë

(greqisht: μάρτυρας) Martirë quhen të krishterët të cilët u përndoqën nga idhujtarët romakë, sidomos në shekujt e parë pas Krishtit. Ata që u torturuan për besimin e tyre dhe preferuan të jepnin edhe jetën. Mënyrat me të cilat gjetën vdekjen martirët qenë të shumta. Para vdekjes paraprinin tortura dhe një proces i veçantë gjykimi, të cilin shpesh herë e ndërprisnin vetë kryetarët dhe udhëheqësit dhe jepnin urdhrin e dënimit me vdekje. Kjo bëhej, sepse shpesh herë kohëzgjatja e torturave udhëhiqte shumë idhujtarë, të cilët të mahnitur nga guximi, kurajoja dhe rezistenca e të torturuarve e kthenin besimin ndaj martirëve dhe krishterimit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]