MARTINI XHOXHI


MARTINI XHOXHI
✤ (1921-1942). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Tiranë në familje zanatçiu. Që në moshë fare të re u detyrua të punojë si poçar. Ra në kontakt me komunistët, përqafoi idetë e vijën e PKSH dhe u hodh në veprimtari të gjerë revolucionare, në demonstrata e aksione të tjera. Anëtar i RKSH, luftëtar i vendosur i njësiteve guerile të kryeqytetit, u shqua në shumë aksione të rëndësishme. Ra heroikisht në luftë të pabarabartë me fashistët italianë dhe tradhtarët në Kodrën e Kuqe në Tiranë, më 7 10.1942 (shih: Lufta e Kodrës së Kuqe) (F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Martini Xhoxhi


[cite]