MASAKRA E BOROVËS


MASAKRA E BOROVËS
✤ (1943). Veprim barbar që kryen nazistët gjermanë më 6 korrik 1943, në fshatin Borovë të Kolonjës, për hakmarrje për pritën që organizuan në Barmash ato ditë forcat partizane kundër një divizioni gjerman që hyri në tokën shqiptare nga Greqia. Është masakra më e madhe që kryen nazistët gjermanë në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Ata rrafshuan fshatin Borovë dhe vranë 107 veta, ndër të cilët gra, fëmijë deri 1S vjeç, pleq e plaka dhe njerëz të tjerë të pambrojtur. M. e B, ngjalli një urrejtje të madhe në mbarë popullin shqiptar ndaj pushtuesve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Dhimbja u kthye në forcë, bijtë dhe bijat e Borovës dhe mbarë populli ynë u hodhën më me vendosmëri në Luftën ANÇ.

(S. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Masakra E Borovës


[cite]