MATOHITI MUSTAFA


MATOHITI MUSTAFA
✤ (1912-1944). Patriot antizogist, veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, një ndër komisarët e çetave të para partizane, Hero i Popullit. Lindi në Lekdush të Tepelenës, në një familje fshatare të varfër. Për veprimtari revolucionare kundër regjimit të Zogut u burgos disa herë (1937, 1938), por nuk u përkul. Pushtimin fashist të atdheut e priti me urrejtje dhe u hodh menjëherë në veprimtari antifashiste në Sarandë e Bregdet. Me themelimin e PKSH përqafoi idetë dhe vijën luftarake të saj. Në fillim të v. 1942 kaloi në ilegalitet, gojëtar i shkëlqyer, propagandoi në masat e gjera _të popullit të krahinës së Kurveleshit, Tepelenës, Përmetit, Sarandës etj. vijën e L-uftës ANÇ. Populii e quajti «BiIbili i Labërisë». Anëtar i PKSH në qershor 1942. Komisar politik i çetës së Kurveleshit dhe përgjegjës i celulës së Partisë të kësaj zone (1942), mori pjesë në krye të forcave partizane në luftimet për çlirimin e Gusmarit bhe gjithë Kurveleshit. Më pas u caktua me punë partie në krahinën e Përmetit, të Tepelenës e të Kurveleshit (1942-1943) dhe me formimin e, Grupit IV partizan «Çamëria» eaktohet komisar i tij (1943) dhe komisar i Brigadës VI S (1944). U shqua si luftëtar trim dhe kuadër politik e ushtarak i zoti. Ra heroikisht duke luftuar kundër nazistëve gjermanë dhe tradhtarëve në kalanë e Margëlliçit (Patos), më 29.3.1944. Busti i M. M. është vendosur në qytetin e Tepelenës.

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Matohiti Mustafa


[cite]