MAVROVA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës, në të majtë të rrugës Vlorë-Tepelenë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gumenicë, Lapardha, Mazhar-Lapardha, Hysoverdhë, popullsia gjithsej 3500 hanorë. Dëshmohet si vendbanim i vjetër, ruhen gërmadhat e qytetit të lashtë Olym-pe (shih). Më 1920 në M. kishte qendrën komisioni që uahëhiqte Luftën e Vlorës. Celula e PKSH u formua në qershor 1942. Këshilli NÇ u ngrit në dhjetor 1942. M. ka qenë qendër e komitetit qarkor gjatë Luftës ANÇ. Në prill 1942 njësiti i fshatit dogji kazermat me municion të italianëve. Këtu janë zhvilluar disa beteja nga Btl. «Perlat Rexhepi», Brig. V, VI, XII. Kolektivizimi i buiqësisë përfundoi më 1956. M. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryë’sor prodhimin e drithërave të hukës, duhanin, si dhe rritjen e bagëtive të imëta. Ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mavrova
[cite]