MAZE KANAN


MAZE KANAN
✤ (1878-1936). Patriot i shquar përparimtar, luftëtar trim, Hero i PopuIIit. Lindi në fshatin Shkozë të Vlorës, kishte kryer një shkollë ushtarake. Me shpalljen e Pavarësisë u vu menjëherë në shërbim të Qeverisë Kombëtare të VIorës; më ,’1913-14 luftoi për mbrojtjen ‘e vendit në kufijtë jugorë të tij kundër ekspansionit grek. Më 1919-20 u aktivizua në përgatitjen ,e popullit për qëndresë të armatosur kundër ‘ gushtuesve italianë dhe gjatë Luftës së Vlorës u zgjodh zëvëndëskomandant i çetës së Sevasterit. Tregoi trimëri të rrallë në luftime, veçanërisht në luftën e 5 qershorit 1920 për asgjësimin e garnizonit armik të Kotës, ku u plagos rëndë. Pas çlirimit të Vlorës u emërua oficer i xhandarmërisë, mori pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924, pas shtypjes së të cilit u tërhoq në fshatin e tij të lindjes. Ndoqi rrugën e antizogistit e të demokratit, u hashkua me Lëvizjen antizogiste të Fierit të 1935-ës e pas shtypjes së saj u burgos, por u lirua për mungesë provash. Vdiq në varfëri.

(N. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Maze Kanan


[cite]