MBISHKODRA
✤ Zonë fushore e kodrinore në pjesën VP të rrethit të Shkodrës, niidis qytetit të’ Shkodrës në JL, Hanit të Hotit në VP, liqenit të Shkodrës në P dhe rrëzës P të Alpeve Shqiptare në L. Është formuar në një pellg të fundosur të pliocen — kuaternarit dhe është mhushur me depozitime lumore. Ka sipërfaqe gati të rrafshët me pjerrësi të vogël nga JP, me lartësi që shkojnë nga 10 m në 500 m. Në pjesën VP ka shumë burime karstike (Krevenica, • Hurdhani, Syri i Sheganit, Syri i Virit etj). Klima është e butë (mesdhetare fushore), temp. mesatare vjetore është 15°C, e janarit 5°C, e korrikut 25°C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1600-1800 mm. M. përshkohet nga përroi i Thatë, përrenjtë e Banushit Pirjollit, e Vrakës me rrjedhje të përkohshme. Para Çlirimit M. vuante shumë nga mungesa e ujit. Pas Çlirimit janë ndërtuar shumë ujëmbledhës (Grizhë, Koplik, Bajzë etj), kanale ujitëse (i Postribës, i Reçit, i Bajzës etj), stacione pompimi (Krevenicë, Hurdhan, Shegan, Komicë, Hani i Hotit), ujësjellës etj që kanë siguruar ujin e pijshëm dhe atë për ujitjen e pjesës dërrmuese të tokave të M. Sot M. është kthyer në një fushë pjellore ku mbillen duhan, misër, grurë, vreshta (në fushën e Shtojit) dhe bimë eterovajore (në Zallin e Postopojës). Pjesën JL të saj e zë NB «Pei’lat Rexhepi» me qendër në Shtojin >e Ri. Qendrat kryesore të banuara janë Kopliku, Bajza, Dobraçi, Vraka, Gruemira, Shtoji i Ri, Gruda e Re, etj.
(P. G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mbishkodra
[cite]