MBJELLJA


MBJELLJA
✤ Proces pune në bujqësi, që kryhet •duke hedhur farën ose duke vënë fidanët në tokë. Për të siguruar mbirjen ose zënien, M. bëhet në tokë të përgatitur dhe në kohë të për-shtatshme. Në M. me dorë, fara nuk shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme dhe as në thellësi të njëjtë. M. me makina siguron edhe largësinë e njëjtë midis rreshtave, duke krijuar kushtet për mekanizimin e punimeve të tjera. Makinat mbjellëse përveç hedhjes së farës shërbejnë edhe për vendosjen e zhardhokëve dhe të fidanëve të kulturave të arave dhe të perimeve. Përdoren edhe mbjellëset e kombinuara: për hedhjen e farës njëkohësisht me plehun kimik, për mbjelljen njëkohësisht të dy kulturave (p.sh. misër dhe fasule), mund të kombinohen edhe me freza ose rul. Sipas qëllimit të përdorimit dallohen: mbjellëse për të lashtat; për misër, luledielli, fasule etj; pambuk; panxharsheqeri; për bimë me fidana; për patate; për fara të imëta. Të gjitha llojet e makinave mbjellëse prodhohen në vend duke filluar që nga v. 1972.

(O. K.-L. Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mbjellja


[cite]