MBLEDHJA E CEPOS
✤ (1911). Mbledhje e çetave patriotike të Shqipërisë së J e mbajtur në manastirin e Cepos (rrethi i Gjirokastrës) më 21.7.1911 në mbështetje të kërkesës për autonominë e Shqipërisë të parashtruar nga kryengritësit e Malësisë së Mbishkodrës në Memorandumin e Greçës (shih). Pjesëmarrësit e mbledhjes iu kundërvunë orvatjeve të qeverisë xhonturke për ta trajtuar kryengritjen e V si një lëvizje lokale, duke u njohur vetëm malësorëve disa të drejta. Mbledhja kërkoi që njohja e këtyre të drejtave të shtrihej në gjithë Shqipërinë, që vendi të kishte një sistem të vetëm administrimi dhe qeveria, siç thuhej në vendimin e tyre, të themelonte «një lloj regjimi në V e në J të Shqipërisë», për të siguruar që shqiptarët të jetonin «si element kombëtar».
(G. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mbledhja E Cepos
[cite]