MELÇANI


MELÇANI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VP). Përfshihet në fshatin e bashkuar të Lumalasit (shih). Mjaft fshatarë kanë marrë pjesë në çetat e Mihal Gramenos dhe të Kajo Babienit, në Revolucionin demokratiko-borgjez të vitit 1924 dhe si partizanë në Luftën ANÇ. Në dhjetor 1942 u ngrit njësiti gueril që mori pjesë në aksionin e hapjes së depove të drithit. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1943. Fshati u çlirua në mars 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në nëntor 1948. Bën pjesë në koop. bujqësore të bashkuar të Lumalasit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, panxharsheqerit dhe pemëtaria. M. ka shkollë të eiklit të ulët, shtëpi-muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Melçani


[cite]