MELGUSHA
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (J), në anën e djathtë të rrugës Shkodër-Bushat. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Bushat (shih). Janë zbuluar objekte arkeologjike që e dëshmojnë si vendbanim të hershëm ilir. M. ka qenë bazë e Luftës ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u krye më 1956, sot bën pjesë në KTL Bushat. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e derrit. M. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Melgusha
[cite]