MEMALIAJI


MEMALIAJI
✤ Qytet në rrethin e Tepelenës (V), në bregun e majtë të 1. Vjosa. Popullsia 5466. Është qytet minatorësh i ngritur nga themelet në vitet e pushtetit popullor. Gjatë Luftës ANÇ në këto vise janë zhvilluar shumë aksione kundër pushtuesve dhe tradhtarëve të vendit. Në Rrapin e Dervenit, buzë Vjosës, më 4.5.1943 u bë demaskimi i organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar, nga përfaqësuesit e PKSH, midis të cilëve dhe Heroi i Popullit Abaz Shehu etj. Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe në Qafën e Miricës kundër forcave të shumta italiane më 25-27.6.1943. Në M. është një nga minierat më të mëdha të vendit, ku nxirret qymyrguri i tipit linjit. Shfrytëzimi i tij filloi më 1946, më 1949 u ngrit ndërmarrja minerare, e cila sot jep mbi 40% të prodhimit të qymyrgurit. Në M. ka fabrikë të pasurimit të qymyrgurit dhe të fosforiteve, fabrikë tullash, ndërmarrje të materialeve të ndërtimeve, park automobilistik etj. Qyteti i M. ka shkollë të mesme të përgjithshme bashkë me një profesionale të minierave, bibliotekë, klub kulture, spital, grupe të shumta artistike e amatore dhe orkestrën frymore. Qyteti ka ndërtesa të reja e mjedise të bukura, rrjetin e shërbimit tregtar e komunalT

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Memaliaji


[cite]