MEMLISHTI


MEMLISHTI
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit buzë liqenit të Ohrit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Udenisht (shih). Është vendbanim i hershëm. Shkolla e parë shqipe është hapur më 1919. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u krijua në nëntor 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u krye më 1957. Në vitin 1971 u përfshi në koop. e bashkuar me qendër në Udenisht. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Në afërsi të fshatit ndodhet miniera e hekur-nikelit (Guri i Kuq) dhe fabrika e pasurimit të këtij xeherori. M. ka shkollë 8-vjeçare„ vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Memlishti


[cite]