MEMOEANDUMI I SHKODRËS


MEMOEANDUMI I SHKODRËS
✤ (13 qershor 1878). Dokument i hartuar nga një grup patriotësh në Shkodër, dërguar kryeministrit britanik Bikonsfild (Beaconsfield) ditën e hapjes së Kongresit të Berlinit. M i Sh. tërheq vëmendjen e Fuqive të Mëdha të kohës mbi ekzistencën edhe të një çështjeje shqiptare në kuadrin e krizës lindore të viteve 1875-1881, denoneon Traktatin e Shën Stefanit, afirmon identitetin kombëtar të popullsive shqiptare në trevat e banuara prej tyre nga Veriu në Jug («që nga brigjet e Bunës deri te portat e Janinës»). M. i Sh. u bën thirrje Fuqive të mbledhura në Kongresin e Berlinit për të njohur e përkrahur të drejtat e shqiptarëve, për ta trajtuar të ardhmen e Shqipërisë si një element të domosdoshëm të ekuilibrit dhe paqes në Ballkan. Në të, krahas idesë së autonomisë së tokave shqiptare në suazën e Perandorisë Osmane, hidhet edhe ideja e shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia dhe e pavarësisë së saj. M. i Sh. shpreh kërkesat e rretheve më të përparuara, «radikale» të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

(A. Pu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Memoeandumi I Shkodrës


[cite]