MESI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (VL), mbi tarracat e sheshta lumore të krahut të majtë të rrjedhjes së Kirit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bardhaj, Boksi, Dragoçi, Domni, Drishti (shih), Kullaj Myselimi, Prekali, Shakota, Ura e Shtrenjtë, Vilëza; popullsia gjithsej 9200 banorë. M. dëshmohet si vendbanim që në fillim të shek. XV. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Është qendër e koop. së bashkuar të Postribës. Ka drejtim kryesor prodhimin e perimeve, të duhanit, të ullirit, është e zhvilluar edhe pemëtaria, (fiku, hardhia). M. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Pranë M. ndodhet Ura e Mesit, mbi lumin Kir, monument kulture. Qendra e fshatit lidhet me udhë automobilistike me qytetin e Shkodrës dhe me 11 fshatrat e krahinës së Postrihës, që janë ndërtuar pothuaj tërësisht të reja pas Çlirimit.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mesi


[cite]