MESOPOTAMI


MESOPOTAMI
✤ Fshat në rrethin e Sarandës, në bregun e djathtë të rrjedhjes së mesme të 1. Bistricë. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Krane, Livinë, Velahovë, Bistricë, Kostar, Brailat dhe Sirakat; popullsia gjithsej 3000 banorë. Është fshat i lashtë. Përmendet sidomos për kishën e Shën Kollit ndërtuar mbi një kodër ndërmjet dy shtrateve të 1. Bistrica. Përbëhet nga rrënojat e mureve rrethuese të manastirit të dikurshëm dhe kishës. Manastiri mendohet të jetë ndërtuar gjatë sundimti të perandorit bizantin Kostandini IX Monomaku (1041-1052), Kisha e çerekut të fundit të shek. XIII është unikale për arkitekturën bizantine, me dy absida, mbuluar me katër kupola në pjesën e sallës, e me kësula sferike në narteks dhe altar. Në anët jugore, perëndimore e veriore ka pasur portikë. Shquhet për permasat, për zbukurimoren me relieve skulpturale, për panelat e mozaikëve me motive shtazore, për zbukurimet me tulla të mureve të jashtme, karakteristike për nclërtimet e kohës në Shqipërinë Jugore dhe, në përgjithësi, për nivelin e lartë të ndërtimit. Në vitet 1793 dhe 1845 ka pësuar dy rindërtime që ia kanë ndërruar së tepërmi pamjen. Kës’nilli NÇ në M. u krijua në tetor 1942. U çlirna në tetor 1944. M. është qendër e koop. së bashkuar që mban emrin «Bistriea». Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithërat e bukës, perimet, pemët fratore, bletaria. M. ka’ shkollë 8vjeçare, qendër shëndetësore, vatër kulture, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mesopotami


[cite]